Nadal siguroi finalen e French Open me fitore kundër Zverev, ky i fundit pësoi lëndim
Ka përfunduar përballja ndërmjet Rafael Nadalit dhe Alexander Zverevit, me ç’rast, tenisti spanjoll ka arritur ta sigurojë finalen e French Open.
Nadal e ka mposhtur tenistin gjerman pasi që ky i fundit ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës, ku edhe i është nevojitur ndihma mjekësore për ta larguar atë me karrige me rrota nga fusha.
Para se Zverev ta pësonte lëndimin dhe të largohej nga loja, Nadal ka qenë duke udhëhequr me shifrat 7-6 (10-8) 6-6, kështu duke siguruar fitoren dhe duke kaluar në finale të French Open.
Pas një pushimi të shkurtër, Zverev është kthyer me paterica dhe i është dhënë një përqafim i ngrohtë nga Nadal përpara se turma të ngrihej në një ovacion të fortë.
Tani, në finale të French Open, Nadal do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Casper Ruud dhe Marin Cilic.
Videon e lëndimit të Zverev e gjeni më poshtë.
Zverev se retira de la semi de #RolandGarros por dobladora de tobillo….una lastima 😑
.#AlexanderZverev #Zverev #GranSlam #Nadal pic.twitter.com/cz9na9dNN5— Pelayo ツ Pelaski (@Pelaski) June 3, 2022