Nafta sot në Kosovë shitet 1 cent më lirë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi për datën 17 prill 2026.
Nafta sot do të shitet me çmimin 1.74, 1 cent më lirë sesa ditën e djeshme.
Në vendimin e publikuar, çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.43 centë, kurse për gazin 88 centë.