Nagavci i reagon presidencës: Sot garantoj që VV ia jep 30 nënshkrime Vjosa Osmanit

Shefja e Grupit Parlametar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka reaguar pas demantimit që bëri presidenca e Kosovës lidhur me ofrimin e nënshkrimeve dhe përkrahjes nga VV pêr një mandat tjeter per Vjosa Osmanin.
Ajo tha se e njeh personalisht Learta Hollaj dhe sot i garantoj asaj që Lëvizja Vetëvendosje ofron nënshkrimet per Vjosa Osmanin.
“Zonjës Learta që e njoh personalisht, sot i garantoj nënshkrimet e deputetëve, nëse themi që nuk është e vërtetë, unë sot jam e gatshme që të garantojë në emër të Lëvizjes që të ofrojë nënshkrime për të vazhduar gara”, ka thënë ajo.