Nagavci iu uron suksese maturantëve
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i ka uruar suksese maturantëve gjatë provimit të maturës shtetërore i cili mbahet sot.
“Keni përfunduar me sukses vitet e shkollimit, jeni përballur me sfidat që na solli pandemia dhe uroj të finalizoni me rezultatet më të larta provimin e maturës! Ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer, por sot suksesi varet vetëm nga ju. Andaj, me qetësi e besim jepeni më të mirën nga vetja! Nga zemra, fat e shumë suksese të gjithëve! “, ka shkruar Nagavci.
Sot rreth 22 mijë maturantë do t’i nënshtron sot provimit të maturës, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.
Provimi i maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30./21Media