Nagavci: Këshilltarët për karrierë do të identifikojnë shkathtësitë e nxënësve

Ministria e Arsimi ka publikuar në Platformën e diskutimeve publike Udhëzimin administrativ për këshilltarët për karrierë në Institucionet e arsimit profesional.

Siç njoftoi ministrja Arbërie Nagavci udhëzim rregullon pozitën, funksionin, rolin, mënyrën e financimit, monitorimin dhe vlerësimin e këshilltarëve për karrierë në institucionet e arsimit parauniversitar (SHMU, gjimnaze dhe AAP).

“Këshilltarët për karrierë janë pjesë e skemave organizative të shkollave të mesme të ulëta dhe shkollave të mesme të larta në kuadër të Këshillit Profesional sipas UA për menaxhimin e brendshëm të shkollave. Ky udhëzim administrativ do të jetë i hapur në Platformën e diskutimeve publike deri më 16.06.2023.Ftoj të gjithë të interesuarit që të dërgojnë komentet dhe sygjerimet e tyre në këtë link:”, shkroi Nagavci në Facebook

Paraprakisht ajo theksoi rëndësinë e këshilltarëve për karrierë në sistemin arsimor.

“Ata do të kontribuojnë për t’i mësuar nxënësit për të ndërtuar vetëbesimin dhe për t’i fuqizuar ata, për të identifikuar shkathtësitë e tyre, lehtësuar punësimin dhe për t’i pajisur me shkathtësi që të lundrojnë suksesshëm në botën e punës. “, shkroi Nagavci/21Media

Back to top button