Nagavci: Platforma Scopus njeh Kosovën, puna e hulumtuesve tanë deri tani i është faturuar Serbisë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci sot bëri të ditur se Platforma Scopus e njohu Kosovën.
Nagavci theksoi se deri më tani, e gjithë puna e hulumtuesve tanë nga Kosova deri më tani i është faturuar Serbisë.
“MASHTI ka marrë masa, duke e adresuar këtë problem dhe sot kam kënaqësinë të ndajë lajmin e mirë me gjithë komunitetin hulumtues se, tashmë puna hulumtuese e tyre i njihet Kosovës. Kjo është edhe një mundësi që të masim potencialin hulumtues në vend dhe do të na ndihmojë si shtet që të bëjmë politika të bazuara në të dhëna, sepse ato mund t’i marrim nga Platforma. Kjo është mundësuar falë përkushtimit të zyrtarëve të MASHTI dhe ndihmës së madhe të partnerëve zhvillimorë. I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë drejtim, në veçanti Programin Fulbright dhe Dr. Jaimie Rubin, e cila do të vijë të punojë me ne në MASHTI në mars të vitit 2023.”, shkroi ministrja në Facebook.
Nagavci potencoi se ky është një sukses i rëndësishëm për të gjithë. “Unë jam e lumtur që me programet mbështetëse, të cilat po i financojmë si Ministri, po i arrijmë edhe qëllimet tona.”, shtoi ajo./21Media
No photo description available.
May be an image of text that says 'Affiliation name Universiteti Prishtines Universiteti1 Prishtines University of Prishtina hasan Prishting® Afhiliation Institution City 2378 University Cinical Center ofKosovo University Clinical Center Kosoro University Clinical Centre of kOsova 2378 Pristina Country/Territory Kosovo 625 UBT Higher Eduçation Institution University Business And Technology Ubt Higher Education Institution 625 Pristina Kosovo 298 AAB College College CollegeA 298 Pristina Kosovo 161 161 Pristina National Institute fosoo PublicHealth Kosovo Kosora National Institute Kosovo 113 Kosovo Academy of Sciences and Arts Kosovo Acaderny Sdiences And Arts Academy Sdenices Kosovo 113 Pristina Kosovo 14 14 Pristina Kosovo'

Back to top button