Kaloni te përmbajtja kryesore

Nagavci: Vetëm 7 nga 54 mësimdhënës e kaluan testin për licencë të avancuar

Nga 54 mësimdhënës që i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar vetëm 7 e kanë kaluar, kështu bëri të ditur Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

Këto deklarata Nagavci i ka bërë në konferencën e mbajtur të hënën ku ka folur për arritjet dhe sfidat gjatë vitit 2024.

Ajo tutje ka njoftuar se  gjatë këtij vitit ka hapur mundësinë për aplikim për mësimdhënësit që duan t’i nënshtrohen provimit kualifikues për t’u pajisur me licencë të avancuar.

Ata mësimdhënës që e kalojnë tekstin sigurojnë edhe pagë më të lartë.

Për licencën e avancuar mund të aplikojnë vetëm mësimdhënësit të cilët janë të pajisur me licencë të karrierës dhe që kanë mbajtur së paku 200 orë për zhvillim profesional.

Ata më pas do t’i nënshtrohen vlerësimit edhe nga Inspektorati i Arsimit.

Shtatë vjet pasi ta marrin këtë licencë, mësimdhënësit mund të aplikojnë për licencën e përhershme, e cila nuk ka afat kohor dhe nuk ka nevojë për ripërtëritje.

Me Udhëzimin e ri Administrativ, të miratuar në qershor të vitit 2023, mësimdhënësit kanë tri lloje të licencave – ajo e karrierës, e avancuar dhe licenca e përhershme.

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button