Nagelsmann i del në përkrahje Bayernit, kërkon rezultate më të mira

Julian Nagelsmann e ka përkrahur Bayern Munichun pas humbjes ndaj Bochumit, ku edhe ka kërkuar të ketë këndellje të menjëhershme nga gjigandi gjerman.
Nesër mbrëma, Bayern Munich do të zhvillojë ndeshjen kundër RB Salzburgut në Ligën e Kampionëve, pas disa kritikave pas humbjes 4:2 ndaj Bochumit në vikend.
Ndërkaq, këtyre kritikave tani iu është adresuar trajneri i Bayernit Nagelsmann, i cili tha që skuadra duhet të rikthehet më e fuqishme pas humbjes së befasishme në vikend.
”Nëse pranon katër gola, sigurisht që mbrojtësit do të kritikohen. Para Bochumit, ne ishim tejet të mirë. Deri tani jemi skuadra me më së shumti topa të fituar në Evropë. Mund të arrish shumë gjëra nëse je egoist, por neve na mungoi kjo gjë ndaj Bochumit”, ka thënë Nagelsmann.
Sipas këtij të fundit, shumicën e kohës shënojnë më shumë gola se sa që pranojnë.
”Në Ligën e Kampionëve dhe në Kupë sigurisht vëmendja është më e madhe kur ajo gjë ndodhë. Kështu që ne dëshirojmë që nesër të marrim një rezultat më të mirë se ai i së dielës”, shtoi trajneri i Bayernit.
Nesër me fillim nga ora 21:00 gjigandi gjerman Bayern Munich do të zhvillojë ndeshje si mysafirë në stadiumin “Red Bull Arena” kundër skuadrës austriake Red Bull Salzburg, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Back to top button