Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Nëse vërtetohet aktakuza, kërkoj burgim të përjetshëm për vetën

(Lajm i përditësuar)
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm
Naim Murseli është deklaruar i pafajshëm në rastin e Liridona Ademajt. Muresli deklaroi se nëse do të vërtetoheshin ato që thuhen në aktakuzë ”unë vet kërkoj burgim të përjetshëm”.
Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.
Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten para gjykatës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Në seancë të pranishëm janë edhe familjarët e Liridonës. Kryetarja e trupit gjykues kërkoi që babai i Ademajt të lirojë sallën, meqë do të jetë edhe dëshmitar në rast.