Napoli arrin kuotën e 50 pikëve në Serie A

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Salernitanas dhe Napolit, ku ky i fundit ka arkëtuar pikët e plota.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Arechi”, Napoli e ka mposhtur Salernitanan me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi i krahut Giovanni Di Lorenzo, i cili kaloi Napolin në epërsi prej 1:0 në minutën e 45+3’.
Ndërkaq golin e fundit të ndeshjes e shënoi sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, i cili vulosi fitoren e Napolit me shifrat 2:0 në minutën e 48’ të ndeshjes.
Me fitoren e sotme, Napoli arrin kuotën e 50 pikëve në Serie A ku zë vendin e parë në tabelë, krahas Salernitanas që renditet në vendin e 16 me 18 pikë.
Rezultati final i ndeshjes, 2;0 në favor të Napolit.

Back to top button