Napoli e “blindon” Amir Rrahmanin

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, lideri i Serie A, Napoli është shumë afër që ta mbyllë marrëveshjen për ta rinovuar kontratën e yllit kosovar, Amir Rrahmani.
Marrëveshja e re pritet të nënshkruhet së shpejti, dhe do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, raporton KosovaPress.
Po ashtu, Napoli ka përfshirë në marrëveshjen e re opsionin për t’ia zgjatur kontratën yllit kosovar edhe për një vit tjetër, respektivisht deri në vitin 2028.