Napoli konfirmon partnerin e ri të Rrahmanit në mbrojtje

Pas largimit të Kalidou Koulibaly, i cili iu bashkua së fundmi Chelseat, skuadra e Napolit gjeti menjëherë zëvendësimin e mbrojtësit senegalez.
Napoli para pak çastesh e konfirmoi që siguroi transferimin e mbrojtësit të Fenerbahçes, Kim Minjae.
Tani u mësua edhe partnerin e ri të yllit kosovar, Amir Rrahmani, i cili do ta formojë dyshen e mbrojtjes me Minjae-n për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi nga Korea e Jugut sezonin që lamë pas arriti të bëjë 31 paraqitje në të gjitha garat për Fenerbahçen, duke regjistruar një gol.

Back to top button