Naseri uron me fjalë të veçanta bashkëshorten për ditëlindje

Këngëtarja, Aida Doçi sot feston ditëlindjen e 26-të.
Sigurisht, që urimet nga miqtë dhe kolegët e saj nuk kanë munguar mirëpo, Aida ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshorti i saj, Naser Qeli.
Ky i fundit e ka uruar këngëtarën që të plaket afër tij.
”Në dashuri zjarri bëhet ujë e uji bëhet zjarr.  Jep ato që s’do i jepje kurrë dhe merr ato që kurrë s’do i kishe marr. Në ditëlindjet tua dhuratat i marr unë; Të plakesh afër meje për mua kurrë s’është shumë! Të dua dhe gëzuar pa fund…”, ka shkruar Naseri krahas fotografisë së postuar në ”Instagram”.

Ndryshe, projekti i fundit i artistës është ”Ëndërr”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me aristin Lilo. Projekti është publikuar më 28 janar./21Media

Back to top button