​“Nata luftarake e kampionëve”, Graniti nga Drenasi mposht çekun Zich

Boksieri nga Drenasi Granit Bylykbashi Stein (31) ka shënuar fitoren e 18-të në boksin profesional.

Kundërshtari Rostislav Zich nga Çekia nuk arriti t’i përballojë luftës dinamike të boksierit kosovar gjatë duelit në Augsburg të Gjermanisë, i cili zgjati tetë raunde.

Granit Bylykbashi Stein forcon kështu bilancin e tij prej 18 fitoreve, prej tyre dhjetë me nokaut, një humbje e asnjë barazim. Rostislav Zich ndërkaq pësoi humbjen e tretë në karrierë si boksier profesionist. Ai ka gjashtë fitore, prej tyre tri me nokaut dhe nuk ka asnjë barazim.

Në sallën “Neue Sporthalle”, ku të pranishëm janë tifozë të shumtë shqiptarë, nga ora 18:00 ka nisur “Nata luftarake e kampionëve”, ku Robin Haxhi Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva.

Në duelet e deritanishme boksierët shqiptarë kanë dominuar në tërësi – Atdhe Delijaj mposhti bullgarin Veselin Vasilev, Tahirukaj ishte më i mirë se Milos Janjanin nga Bosnja e Hercegovina, ndërsa Erion Veseli debutoi në boksin profesional me fitore ndaj bullgarit Dimitrov.

Back to top button