NATO: Aleatët tanë kanë rritur mbështetjen për Ukrainën

 
Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike(NATO) thotë se aleatët e saj kanë rritur mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Tutje thuhet se aleatët e NATO-s kanë dërguar ose po miratojnë ndihmë ushtarake si armë, municion dhe raketa, duke përfshirë mbrojtjen e ajrit dhe pajisjet anti-tank.
“NATO ka ofruar mbështetje për shumë vite për të mundësuar ukrainasit të mbrohen”, thuhet në shkrimin në faqen e NATO-s në Facebook.
Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike(NATO) ka deklaruar se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë dhe u kanë bërë thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./21Media

Back to top button