NATO dhe Rusia shkëmbejnë informacione

Informacionet janë shkëmbyer për lëvizjen e trupave në Evropë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenber deklaroi se Aleanca Veri-Atlantike dhe Rusia vazhdojnë të mbeten në konflikt kur bëhet fjalë për situatën në Ukrainë, por kanë shkëmbyer informacione për lëvizjen e trupave të tyre në vendet tjera të Evropës, në mënyrë që të ulin tensionet.

Stoltenberg tha se ka insistuar që Rusia “të shfrytëzojë ndikimin e saj të rëndësishëm në mesin e militantëve” në Ukrainën lindore, që t’i detyrojë të respektojnë obligimet në lidhje me ndërprerjen e konfliktit.

Back to top button