NATO: Kosova të shtensionojë menjëherë situatën në veri

Aleanca ushtarake e NATO-s i ka reaguar pas zhvillimeve nnë veri të vendit duke u thirrje sot institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu ka bërë thirrje që situata të zgjidhet përmes dialogut.
“Ne i bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë që të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe do të ofrojë mjedis të sigurt”, ka shkruar Lungescu në Twitter.
We urge the Institutions in #Kosovo to de-escalate immediately & call on all parties to resolve the situation through dialogue. @NATO_KFOR remains vigilant & will ensure a safe & secure environment.
— Oana Lungescu (@NATOpress) May 27, 2023
Gjatë ditës së premte derisa kryetarët e rinj të katër komunave atje po tentonin të hynin në zyrat e tyre, u priten me protesta nga qytetarët serb në përpjekje për ta penguar hyrjen e tyre në ndërtesat e komunave. Polica përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit. Ndërsa veprimet e insitucioneve të Kosovës u dënuan nga aleatët ndërkombëtarë. /21Media