NATO miraton rritje historike të buxhetit

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të mërkurën për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes pas presionit nga Trump dhe shprehën “angazhimin e tyre të palëkundur” për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit nëse sulmohen, raporton AP përcjell portali rtv21.tv
32 udhëheqësit miratuan një deklaratë përfundimtare të samitit ku thuhej: “Aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035, për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive.”
Spanja kishte njoftuar zyrtarisht se nuk mund ta përmbushë objektivin dhe të tjerët kanë shprehur rezerva, por premtimi për investime përfshin një rishikim të shpenzimeve në vitin 2029 për të monitoruar progresin dhe për të rivlerësuar kërcënimin e sigurisë që paraqet Rusia.
Udhëheqësit nënvizuan gjithashtu “angazhimin e tyre të palëkundur” ndaj garancisë së sigurisë kolektive të NATO-s – “se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve”. Përpara samitit, Trump kishte ngritur përsëri dyshime nëse Shtetet e Bashkuara do t’i mbronin aleatët e tyre./21Media