Naxhije Alibegu Buçinca shpallet Qytetare Nderi e Ulqinit

Ikona e luftës për arsimimin e femrës shqiptare në Kosovë dhe  Malit të Zi, Naxhije Alibegu Buçinca është shpallur Qytetare Nderi e Qytetit të Ulqinit.

E ky nderim për zonjën Alibegu Buçinca u bë në një ditë të veçantë për vendlindjen e saj, të shtunën në ditën e festës së Komunës së Ulqinit, e cila shënon fillimin e sezonit turistik.

Me këtë rast u dha edhe një program i pasur artistik

Gruaja e cila për 65 vjet sa kontribuoi në arsim, çdo ditë ia kushtoi shkollimit të femrës shqiptare, mirënjohjen e pranoi shoqëruar me stërmbesën e saj, Poem Blu.

Ajo edhe sot vazhdon të bëjë thirrje për arsimin e gruas, e një gjë të tillë e bëri edhe pas pranimit të mirënjohjes.

“Prej të mirave njerëzore që posedon njeriu është arsimimi, e sidomos arsimimi i gruas”, tha Naxhije Alibegu Buçinca.

Për të shpallur Qytetare Nderi e Qytetit të Ulqinit, Naxhije Alibegu Buçinca u propozua nga Shoqata “Ulqini’ me seli në New York,  shoqata e “Anamalit dhe Krajës” në New York  si dhe nga shoqata “Anima” me seli në Ulqin.

Në këtë eveniment po ashtu folën:  Kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardian Mavriqi, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, e kryetari i Malit të zi Jakov Milatoviq./21Media

 

 

Back to top button