Ndahen 1.7 milion euro për profesionistët shëndetësorë

Është miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për tre muaj për pagesën e obligimeve kontraktuale për 1 mijë e 271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, të cilët ishin angazhuar në menaxhimin e situatës me COVID-19.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se këto mjete janë ndarë për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022.
“Me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Mospagesa e këtyre kategorive ditë më parë është paraqitur si shqetësim nga Oda e Infermierëve dhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale./21Media

Back to top button