Ndahen çmimet në Panairin e Librit
Në ceremoninë e çmimeve të Panairit të 24-të të Librit, u vlerësuan tre autorë për botimet e paraqitura.
Çmimi, ‘autori më i mirë’ iu dha autorit Virgjil Muçi për tregimet fantastike “Fajlin ma ka Gjuha”.
Çmimi, ‘përkthimi më i mirë’ iu dha autores, Flavia Kapa, për veprën me tregime të Carlos Ruiz Zafin, “Qyteti i Avullit”.
Çmimi, ‘Studimi më i mirë’ shkoi për autorin Uran Butka, me vëllimin e gjashtë të Mit’hat Frashërit.
Ambasada franceze për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja, vlerësoi Mirela Kumbaron për përkthimin “Ngadalësia” nga Milan Kundera.
Në këtë eveniment u vlerësuan të gjitha veprat e botuara, përfshirë ata që nuk ishin të pranishme në panairin e vitit të kaluar./oranews