Ndahen në paqe Prishtina dhe Gjilani
Ka përfunduar pa fitues ndeshja e fundit e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës, ajo ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës e zhvilluar të dielën në qytetin e Gjilanit.
Mendurim Hoti e kaloi në epërsi Prishtinën në minutën e 31’të të ndeshjes dhe ky ishte edhe rezultati i 45 minutave të para të kësaj ndeshjeje.
Në pjesën e dytë Gjilani filloi të aplikojë një lojë më kërkuese dhe e gjeti golin e barazimit në minutën e 67’ kur Gerhard Progni shënoi nga penalltia për 1-1.
Ky barazim më shumë i shkoi për shtatit skuadrës së Gjilanit që është ngjitur në vendin e dytë me 22 pikë duke e tejkaluar rivalin lokal Dritën që tani ka mbetur në vendin e tretë me pikë të barabarta.