Ndahet mirënjohje për Rrahman Jasharajn

Kryetarit të SBASHK iu, Rrahman Jasharajt është ndarë mirënjohje për për kontributin e dhënë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për ngritjen e vetëdijes në respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Mirënjohja për Jasharajn u nda nga Rrjeti i Organizatave Joqeveritate “AVONET” ka mbajtur takimin përmbyllës për vitin 2022.
“Pasi ka prezantuar para veprimtarëve e mysafirëve të shumë angazhimet dhe arritjet e shumta të AVONET në këtë vit , drejtori ekzekutiv Kenan Gashi ka deklaruar se ky rrjet do të ndaj edhe mirënjohje të veçanta për individë që u dalluan me angazhime gjatë këtij viti. Ai pastaj ka ftuar dhe i ka ndarë mirënjohje të veçantë edhe kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me morivacionin “Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për ngritjeve vetëdijes në respektimin e të drejtave të punëtorëve. SBASHK-u ndjehet i nderuar me këtë mirënjohje për kryetarin Jasharaj.”, thuhet në njoftimin e SBASHK./21Media

Back to top button