Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së, Sabri Popaj

Pas një sëmundje të rëndë, sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Sabri Popaj nga Fortesa e Rahovecit.
Ai ishte angazhuar që në fillim në mbështetje të luftës dhe strukturave të UÇK-së në rajonin e Anadrinisë.
Në vitin 2003 Sabriu kishte dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës, për krimet e forcave serbe, të cilat në masakrën e marsit 1999, vetëm në familjen e tij ia kanë vrarë dy djem, nipin dhe dy vëllezër. Ai është babai i dëshmorit të kombit, shëndet Popaj.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Fortesë të Rahovecit.