Ndahet nga jeta legjenda e ABBA-s, Michael B Tretow

Ka vdekur në moshën 80-vjeçare, producenti dhe inxhinieri i zërit për grupit legjendar të “Eurovisionit”, ABBA, Michael B Tretow. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja e tij.
Tretow ishte figurë e famshme në muzikën suedeze, jo vetëm si inxhinier i zërit për grupin e famshëm, por edhe si talent në vete.
Anëtarët e grupit ikonik evropian kanë kujtuar Tretowin.
“Ke pasur vlerë të madhe për ne të katër në ABBA, më shumë se kushdo tjetër. Shpresoj dhe besoj se e ke ndjerë këtë ndër vite kur punonim (dhe qeshnim vazhdimisht) në studio. Muzika jonë jeton, siç duket, dhe ti je ai që e ka bërë të pavdekshme. Ishe një inspirues fantastik. Po ashtu edhe inxhinieri më i mirë i zërit që bota ka parë ndonjëherë. Më mungon”, ka thënë Benny Andersson.
Tretow ishte më meritori për disa hite të famshme të grupit si “Ring-Ring”, “Waterloo” dhe “Super Trouper”. Dallimin ai e bënte me miksimet e baterisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?