Ndalet rënia e Euros

Dollari është ndalur në vend

Valuta e Euros gjatë ditës së sotme është rritur për 0.25% nga pozita më e ulët sa ishte të hënën qysh nga qershori.

Dollari në anën tjetër ka stagnuar, duke pauzuar në lëvizjet e tij, mirëpo ekspertët besojnë se Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara do të ndihmojnë në rritjen e dollarit gjatë vitit 2018.

Një valutë tjetër që shënoi rritje të konsiderueshme ishte dollari australian, që u rrit për 0.5%.

Yuan-i kinez ka treguar shenja të stabilizimit pas një rënie drastike gjatë tensionimit të raporteve me Shtetet e Bashkuara mbi një luftë tregtare.

Lira turke është forcuar në krahasim me dollarin pas raporteve se një delegacion i zyrtarëve turq do të udhëtojë për Washington për të diskutuar për çështje të ndryshme./21Media

Back to top button