Ndalohen për 48 orë polici dhe zyrtari doganor, u merrnin para shoferëve të kamionëve për të kaluar më lehtë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë, zyrtarin policor dhe atë doganor në pikën kufitare te Hani i Elezit.

Sipas Prokurorisë, të dy të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.

Në njoftim thuhet se Prokuroria ndaj dy të dyshuarve më pas do të vazhdojë me procedurat e mëtejme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, dy (2) persona të dyshuar, një (1) zyrtar policor dhe një zyrtar doganor, në pikën kufitare Hani i Elezit, për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarve të lartëcekur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Arrestohet një polic dhe një doganier në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Back to top button