Ndalohen tre persona lidhur me procesin zgjedhor
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë gjithë ditës së sotshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, për Kryetar komune, nga rastet e trajtuara, ka evidentuar katër raste me pesë persona, prej
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë gjithë ditës së sotshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, për Kryetar komune, nga rastet e trajtuara, ka evidentuar katër raste me pesë persona, prej tyre tre persona janë në ndalim, ndërsa dy persona në procedurë të rregullt.
“Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka trajtuar dhe është duke trajtuar me kujdes çdo informacion dhe rast që është paraqitur tek organet e rendit që lidhen me procesin zgjedhor”, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se do të vazhdojë të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






