Ndalohen tre persona për vjedhje të rëndë

 
Prokuroria Themelore në Ferizaj pas një hetimi disa mujor përmes aplikimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, me vendim të prokurorit, ka ndaluar 3 persona, të dyshuarit Rr.A., Q.K., dhe A.SH, nga Komuna e Prishtinës, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit në vazhdimësi në regjione të ndryshme, duke vepruar si anëtar të grupit, kanë kryer veprën penale  “Vjedhja e rëndë”.
Prokuroria thotë se brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./21Media

Back to top button