Ndalohet edhe një kryesuese për rastin e numërimit të votave në Deçan

Edhe një kryesuese për rastin e procesit të numërimit të votave është ndaluar për 48 orë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesuese për rastin e procesit të numerimit të votimeve në Deçan. Brenda afati ligjor prokurori shtetit do të parashtrojë kerkese për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, thuhet në konfirmim./21Media