Ndalohet ekspozimi i flamujve rus dhe ukrainas në Berlin, kjo është arsyeja
Policia në Berlin ka ndaluar ekspozimin e flamujve rus dhe ukrainas në vendet përkujtimore të Luftës së Dytë Botërore, për të shënuar përvjetorin e përfundimit të luftës në kryeqytetin gjerman, (Dita e Fitores).
Ata thanë se flamujt e republikave të vetëshpallura popullore Donetsk dhe Luhansk dhe simbolet e luftës ruse V dhe Z do të jenë gjithashtu të jashtëligjshme gjatë ceremonive të hënën dhe të martën.
Ambasadori ukrainas në Gjermani, Andriy Melnyk, shprehu indinjatën për ndalimin, për çka tha se shprehet i tronditur.
“Jemi të tronditur që policia e Berlinit ndaloi flamujt e lidhur me Ukrainën më 8 dhe 9 maj. Kjo është një shuplakë në fytyrën e Ukrainës dhe popullit ukrainas”tha ai.
Rusët festojnë fitoren ndaj Gjermanisë naziste më 9 maj, ndërsa në Evropën Perëndimore përfundimi i luftës në atë kontinent përkujtohet më 8 maj./21Media