Ndalohet importi i gjedheve nga zona e Lombardisë në Itali pas shpërthimit të sëmundjes së lëkurës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, vendosë masën e ndalës se përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga Zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë.
Pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga AUV-i, ku në bazë të ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të ADIS dhe WOAH, AUV nxjerrë masën e ndalese se përkohshme per të penguar përhapjen e sëmundjes në vendin tonë.

Tutje bëhet e ditur se obligohen autoritetet për kontroll kufitar qe të ndërmarrin të gjitha masat për zbatim të urdhrit të ndalesës me qellim të ruajtjes se  shëndetit të kafshëve në Kosovë.

“Sëmundja Gungore e Lëkurës është sëmundje virale e gjedhit me karakteristik tipike të nodulave ose gungave në lëkure. Transmetues i kësaj sëmundje janë insektet pickuese që më aktive janë në periudhën e pranverës së vonshme, verës dhe vjeshtës së hershme, sëmundja nuk prek llojet e tjera të kafshëve shtëpiake përveç gjedhit (lopë, buallica ). Kjo sëmundje nuk e prek njeriun dhe si e tillë nuk paraqet rrezik për shëndetin human. Tutje nga AUV ka të përgatitura kapacitete humane për reagim, pasi qe kjo sëmundje ka qen prezentë ne Kosovë për herë të parë në vitin 2016. Nga ajo kohë ne mënyrë aktive kemi mbajtur kapacitete të azhurnuara me të gjitha risit mbi format me efektive të luftimit të sëmundjes”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera nga AUV është thënë se aktualisht nuk ka ndonjë rrezik.

Back to top button