Ndalohet kontrabandimi i mallrave përmes një autoambulance në Merdarë

Policia e Kosovës ka ndaluar kontrabandimin e materialeve dhe pajisjeve dentale të ndryshme (gjithsej 64 copë) si dhe një qese me pjese të ndryshme për vetura (gjithsej 5 copë), në pikëkalimin në Merdarë.
Zbulimi i mallit të kontrabanduar u bë pas kontrollit të një autoambulance me targa vendore, të cilën e ngiste personi me inicialet I.I., shtetas i Kosovës.
Malli i gjetur është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme administrative. /21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA