Ndalohet një grua pasi hyri në test të gjuhës në emër të një personi tjetër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një grua të dyshuar për veprën penale falsifikim, pasi ajo i ishte nënshtruar testit të gjuhës në emër të një personi tjetër në këmbim të parave.

Policia ka njoftuar se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 01.04.2023, NN. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kryer veprën penale falsifikim duke iu nënshtruar testit të gjuhës së huaj, në emër të një personi tjetër në këmbim të parave. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Back to top button