Ndalohet një person në Glloboqicë, i konfiskohen 10kg mjaltë të padeklaruar

Një person është ndaluar në pikën kufitare në Glloboqicë.

Sipas raportit ditor të policisë thuhet se gjatë kontrollit në veturë, i janë gjetur 10 kilogramë mjaltë të padeklaruar.

“KONTRABANDIM ME MALLRA- SPK Glloboqicë 31.05.2025-03:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg mjaltë të pa deklaruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

Back to top button