Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndalohet një person nga regjioni i Mitrovicës për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit, sot në mbrëmje në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person.

Sipas Prokurorisë, i arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale  është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button