Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Gërmisë për 1 Maj

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar një urdhëresë që për 1 maj të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtim të parkut “Gërmia”.

Komuna ka bërë të ditur se gjatë kësaj dite qarkullimi do të lejohet vetë, për autobusët e linjës 4 të “Trafikut urban”.

“Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente. Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, ka shkruar komuna në “Facebook”./21Media

Back to top button