Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës
Komuna ka ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrike në sheshet e Prishtinës.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se qarkullimi është ndaluar edhe në vendet ku ka frekuentim të madh të këmbësorëve.
Zogaj ka shkruar në Facebook se kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar.
Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022./21Media