Ndalohet rimodelimi i buzëve me botoks për moshat nën 18 vjeç në Angli

Të gjithë personat nën 18 vjeç që duan t’i nënshtrohen procesit të injektimit me botoks për estetikë nuk mund ta bëjnë këtë pasi është ndaluar në Angli.
Vendimi i ri i cili hyri në fuqi gjatë së premtës, është për qëllim që të rinjtë të mbrohen nga rreziqet që mund t’i shkaktojë ai injektim vjet më vonë.
Nga departamenti i shëndetit është bërë e ditur se në vitin 2017, më shumë se 29,300 persona iu nënshtruan një procedure të tillë të cilët ishin nën moshën 18 vjeç.
Siç mund të kuptohet, para se ky vendim të ishte në fuqi, të gjithë ata që ishin nën moshën 18 vjeç e që donin t’i nënshtroheshin një ndërhyrje si kjo, mund ta bënin një gjë të tillë./21Media

Back to top button