Ndalohet zëvendësministri i Kulturës në Merdare, reagon Haradinaj

Kryeministri ftoi autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serbë

Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviç.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Kosovës po vazhdojnë.

Haradinaj tha se Stankoviç po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe siç ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij “Facebook” në bazë të informacioneve ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

“Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë”, ka shkruar tutje i pari i Qeverisë së Kosovës./21Media

Back to top button