Nderime të mëdha Nexhmije Pagarushës

Nesër i jepet lamtumira e fundit, presidenti shpalli të dielën ditë zie

Nderime të mëdha po i bëhen Nexhmije Pagarushës. Po çmohet lart trashëgimia e begatë artistike që la pas vetes, thesari i këngëve që i siguroi përjetësinë në muzikën shqiptare.

Rrallë lindin artistë të mëdhenj që nderojnë kombin dhe kulturën e tij.

Populli që i nderon figurat që na e rritën namin para se gjithash e mbi të gjitha nderon veten.

Të shumtë ishin ata që ngushëlluan këtë të shtunë familjen Pagarusha.

Nesër i jepet lamtumira e fundit Nexhmije Pagarushës. Presidenti i Republikës shpalli të dielën ditë zie./21Media

Back to top button