Kaloni te përmbajtja kryesore

Ndërmarrja “Trepça” largon edhe tre punëtorë nga puna

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna edhe tre punëtorë për shkelje të rëndë të detyrave.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve në Facebook, teksa kanë thënë se sot (20), Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërerjet e marrëdhënieve të punës me këta të fundit.

Kujtojmë se vetëm gjatë të hënës “Trepça” ka pezulluar nga puna 5 punëtorë të ndërrmarjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button