​Ndërmarrjet publike dhe 24 mijë asete do barten nga qeveria në Fondin Sovran

Ndërmarrjet publike së bashku me 24 mijë asete tjera do barten nga qeveria në Fondin Sovran, që sipas Qeverisë së Kosovës do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kreministrit, 170 shtete të botës, nga rreth 200 sa janë gjithsej, tashmë kanë fonde sovrane.

“Trendi më i lartë i formimit të fondeve sovrane është shënuar në fillim të viteve 2000. Dy dekada pas, Kosova do të jetë pjesë e shumicës së botës dhe e trendit global”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në komunikatë thuhet se objektivat, organizimi dhe ndërlidhja e bizneseve private me Fondin Sovran, ishin çështje kryesore që u trajtuan në tryezën ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, drejtuesit të grupit punues të Koncept-dokumentit për Fondin Sovran, Besnik Pula, Rrezarta Pllana. Po ashtu morën pjesë në prezantimin e Fondit Sovran edhe përfaqësues të organizatave dhe bizneseve.

Më 7 maj, është mbajt konferenca për themelimin e Fondit Sovran. Dhe sipas Qeverisë, konsultimet publike për Projektligjin për Fondin Sovran tashmë kanë përfunduar dhe shpejt do të miratohet në Qeveri.

“Fondi Sovran është projekti më i madh ekonomik ndonjëherë në vend”, thuhet në njoftim.

Back to top button