Ndërmjet trangujve kishte qese me narkotik

Sekuestrohet sasi e madhe droge në port

Policia e Durrësit bën të ditur se ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi në Portin e Durrësit.

Sasia e madhe e drogës është gjetur në mjetin tip kamion Daf, që drejtohej nga një shtetas maqedonas.

Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me tranguj dhe në mes të trangujve kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që v ijon puna për peshimin e lëndës dhe hetimet për zbulimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Back to top button