Nderohen pjesëtarët e Forcave britanike që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Për nder të Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada Britanike në Prishtinë, sot organizoi shërbim përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë.
Në ceremoninë e nderimit të 14 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike që kanë vdekur gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë, morën pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Po ashtu pjesëmarrës ishin edhe dy kandidatët për kryetarë të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Back to top button