Ndërpritet fluturimi më i shkurtër në botë

Shuhet linja Gjermani- Zvicër

Fluturimi më i shkurtër në botë prej tetë minutave ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës është hequr, njoftuan zyrtarët.

Kjo linjë e fluturimeve, e cila barte udhëtarët mbi liqenin Constance në fluturimin ndërmjet Altenrhein në Zvicër dhe Friedrichshafen në jug të Gjermanisë, ishte vendosur në nëntor të vitit të kaluar.

Claus-Dieter Wehr, drejtor ekzekutiv i aeroportit në Friedrichshafen, tha se kompania ajror vjeneze “People’s Viennaline” do të shuajë linjën më 14 prill për shkak të kërkesave të ulëta.

Ndryshe, mbrojtësit e mjedisit kishin kritikuar fluturimet në këtë linjë duke i quajtur të pakuptimta, për shkak të ndotjes së ajrit.

Back to top button