Ndërrimi i motmoteve në RTV21, një fillim me festë e hare

RTV21 është kujdesur që ndërrimin e motmoteve ta sjellë në shtëpitë tuaja me atmosferën më të ngrohtë, mes miqve, muzikës së mirë dhe humorit që na bashkon të gjithëve.
Viti i Ri është shpresë e re, një synim i ri dhe mbi të gjitha një fillim që meriton të nisë me festë e hare!
Me emocione të “Ftohta e të Nxehta” dhe me një energji plot dritë, po përgatitemi që vitin 2026 ta nisim fuqishëm, ashtu siç vetëm ekrani i RTV21 di të festojë.
Le ta nisim këtë udhëtim të ri bashkë, me dashuri dhe pranë më të dashurve tanë. Ju presim në natën qendrore më 31 dhjetor, për ta bërë këtë festë të paharrueshme.
Netët festive me RTV21 na bëjnë të ndjejmë shpirtin e vërtetë të festës.