Ndërroi jetë babai i Salih Mustafës

Babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa, ka vdekur mëngjesin e ditës së sotme. I ndjeri, qe një kohë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë, edhe Salih Mustafa, kishte bërë kërkesë që t’i lejohej një vizitë, megjithatë, u raportua se Gjykata Speciale ia kishte refuzuar një gjë të tillë.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka thënë se Mustafës nuk iu lejua ta vizitojë babain e tij, përkundër se ai ishte në gjendje kritike për jetën.