Ndërroi jetë në Shqipëri inxhinieri nga Kosova që shkoi për të punuar në hidrocentral

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq të Shqipërisë, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit, raporton Euronews Albania.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq.

Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke ndërruar jetë menjëherë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Back to top button