Ndërron jetë deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli

Kadeli dha kontributin e tij në Parlamentin e Shqipërisë si deputet i qarkut të Lezhës

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadeli, ndërroi jetë këtë të premte në një spital Itali, ku ishte shtruar pas problemeve shëndetësore.

Kadeli vuante nga një sëmundje e rëndë dhe pavarësisht mjekimeve, nuk ka mundur dot të fitojë betejën.

53-vjeçari dha kontributin e tij në Parlamentin e Shqipërisë si deputet i qarkut të Lezhës dhe në legjislaturën e fundit, Kadeli iu bashkua LSI.

Për zgjedhjet e 25 qershorit, LSI e kishte renditur të dytin në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës.

Back to top button